Nuk ndalet Berisha! Lajmëron ‘Foltoren’ e radhës pasditen e sotme në Vlorë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, se pasditen e sotme do të jetë në Vlorë ku do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës për PD-në.

Ai ka postuar një video nga 100 vjetori i Pavarësisë në Vlorë, ku ka bërë me dije se do të jetë në Pallatin e Kulturës pasditën e sotme në orën 18:00.

“Mirëmëngjes miq me këtë video nga festimi i 100-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë! Sot në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës, “Foltorja” me demokratët e Vlorës!” shkroi Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *