Erling Haland i ka mahnitur të gjithë teksa ka shënuar 5 gola në fitoren me rezultat 7-0 që Mançester Siti mori ndaj Lajpcigut. Sulmuesi norvegjez ka regjistruar shifra aspak normale, duke shënuar në minutat e 22-të, 24-t, 45’+2’, në të 53-tën dhe në të 57-n.
Norvegjezi u vlerësua me notën 10 nga faqja e statistikave “Sofa Score”, teksa në 8 gjuajtjet e regjistruara në kuadrat të 8 shkuan në portë, 5 prej tyre në rrjetë.
Gjithashtu Haland mbrëmjen e sotme theu rekordin për sa i përket numrit të golave të shënuara brenda një sezoni. Ky rekord mbahej nga Tomi Xhonson në 1929 me 39 gola.