Nuk ndalojnë aksidentet, 1 i vdekur dhe 2 në spital

Vazhdojnë aksidentet e njëpasnjëshme në vendin tonë të përgjakin rrugët. Ditën e sotme janë regjistruar të paktën 3 aksidente, një me pasojë vdekje.

Ditën e sotme në Elbasan një 75-vjeçar ka humbur jetën në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se viktima po udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë në fshatin Gjegjan, pasditen e sotme, 31 maj.

Ndërsa në zonën e Unazës së Madhe në Selitë, një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamion. Ende nuk dihen detaje të reja rreth ngjarjes. Pritet që forcat policore të mbërrijnë në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe të zbulohen detaje të reja mbi gjendjen e personave të përfshirë.

Gjithashtu në Tiranë është regjistruar një aksident në zonën e Don Boskos, ku një makinë ka përplasur një motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ndërsa Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se drejtuesi i motorit me iniciale A.B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 31.05.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Don Bosko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues V. F me mjetin me drejtues A. H dhe me mjetin motor me drejtues A. B. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *