Nuk ndryshon qëndrimi për Kosovën, kryeministri Sanchez: Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë, e mbështesim në rrugën europiane

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, ka mbajtur një qëndrim kundër Kosovës. Ai ka deklaruar se Spanja e mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës dhe se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të këtyre parimeve.

Kjo deklaratë e tij vjen pas takimeve me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Sánchez shtoi gjithashtu se Serbia duhet të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe se Spanja do të jetë gjithmonë me të në rrugën e integrimit evropian.

Më tej kryeministri i Spanjës, ka deklaruar se i ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbështetjen e Spanjës për anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *