Nuk paguhen më nga postet mbretërore, por ku i gjejnë të ardhurat Meghan dhe Harry?

Episodet e para të një dokumentari që në fokus ka Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, Princin Harry dhe Meghan Markle, u trasmetua në Netflix ditën e djeshme. Çifti nuk merr më para nga Familja Mbretërore dhe një pjesë të madhe të të ardhurave i fiton tashmë nga marrëveshjet tregtare.

Por përse hoqën dorë Harry dhe Meghan nga privilegjet mbretërore?

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u larguan nga familja mbretërore në janar të vitit 2020. Ata bënë të ditur se ishin të “lodhur” nga ndërhyrja e medias dhe të zhgënjyer që Pallati Buckingham i kishte ndaluar të çonin përpara markën e tyre “SussexRoyal”. Harry mbeti Princ dhe çifti mbajti titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, por nuk trajtohen më si Lartësia e Tij/Saj Mbretërore. Gjithashtu, Harry hoqi dorë nga titujt e tij ushtarak dhe për këtë arsye nuk veshi uniformë në funeralin e mbretëreshës Elizabeth.

Si i fitojnë paratë Meghan dhe Harry?

Kompania mediatike e tyre, Archewell Productions, po bën një sërë programesh për Netflix, një marrëveshje që mendohet të ketë një vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh. Archewell gjithashtu bën podkaste për Spotify, duke përfshirë serinë Archetypes për gratë e famshme. Për shembull, Harry dhe Meghan bënë një intervistë me prezantuesen amerikane Oprah Winfrey në mars të vitit 2021, por thanë se nuk ishin paguar për të.

Libra

Meghan botoi një libër për fëmijë të quajtur The Bench në 2021, ndërsa autobiografia e Harry-t, Spare do të publikohet, më 10 janar 2023. Sipas marrëveshjes, shtëpia botuese Penguin Random House do të bëjë dy donacione me vlerë 1.5 milionë dollarë dhe 300.000 £ për organizatat e bamirësisë Sentebale dhe WellChild.

William dhe Harry morën pjesën më të madhe të pasurisë prej 13 milionë paundësh të mbetur, kur nëna e tyre, Princesha Diana, vdiq në vitin 1997.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *