Futbollisti Mario Balotelli dhe ish-partnerja e tij Clelia duket se nuk i kanë aspak të mira marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Ata kanë patur një përplasje me njëri-tjetrin në rrjetet sociale për shkak të djalit të tyre.
“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shkroi Balotelli.
“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shtoi ai.
Ndërkohë përgjigja e Clelia-s nuk vonoi shumë. Ajo iu përgjigj futbollistit po ashtu përmes një postimi në rrjete sociale. Ndryshe nga ai, Clelia e përmendi Balotelli-n në postim për të treguar se kujt i drejtohen fjalët e saj.
“Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet” – shkroi modelja.
Më pas ajo publikoi dhe një video me djalin, përkrah së cilës shkroi: “Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”