Nga kontrollet në vijën bregdetare Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbuluar se subjektet tregtare kanë spekulluar mbi sasinë në etiketa duke mos koresponduar me atë të peshës së produktit. Për pasojë është marë dhe masa gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë.
Nga kontrollet në në marketet e qyteteve kryesore të vendit si edhe përgjatë të gjithë vijës bregdetare nga Shkodra në Sarandë. Ku nga këto kontrolle u gjeten 5 subjekte në shkelje shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”.
Prandaj ISHMT mori vendimin me 3 masa administrative për mospërputhje të sasisë në etiketën e produktit, me sasinë e përshkruar në etiketën e ekspozuar të produktit në raft, dhe ndaj secilit subjekt u vendos masë administrative prej 200 000 (dyqind mijë) lekë.
Masë tjetër u morë edhe për subjekte që ju gjetën në përdorim qese plastike mbajtëse me trashësi më të hollë se 70 mikron duke vendosur gjobën prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.
Me anë të këtyre rasteve të kapura ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomikë të zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”.