Anën e kujt mban Armaldo brenda “BBV”? Kjo është pyetja që kanë të gjithë, pasi ai gjithmonë ka qenë njëherë me Luizin dhe njëherë me Oltën.
Tani që Luizi e ka ndërprerë plotësisht marrëdhënien me të, ai duket se është “strehuar” te Olta. Mirëpo, edhe kjo e fundit u shpreh se me të nuk është.
Në lidhje me lojën e Armaldos së fundmi ka komentuar edhe Efi, e cila mban anën e Luizit, sigurisht. Me anë të një story në Instagram, ajo e ka paralelizuar Maestron me një “krimb”, duke e thumbuar se po vazhdon aty duke u “lëpirë dhe zvarritur”.
Më herët Luizi i bëri të ditur Maestros se është personi më me fat në shtëpi pasi nuk është ngacmuar nga ai. Nëse do kishte ndodhur, Luizi tha se Maestro do kishte bërë valixhet gati e do ishte larguar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Albania’.
“Ti je banori më me fat këtu pasi je i vetmi që nuk të kam luftuar. Me të luftuar e di ti si i bën valixhet dhe del. E di ti, nuk po të tregoj”- iu drejtua Luizi.
Armaldo, nga ana tjetër, ishte i gatshëm të sqarohej e të mbronte veten, kundër Luizit e kundër Oltës.