Nuk përmbahet fansja, heq reçipetat dhe ia hedh në skenë, shikoni reagimin e reperit

Këngëtari i dashur për publikun, Ledri Vula, ka mbajtur së fundmi një koncert ku i ka ndodhur një e papritur. Teksa ishte duke performuar së bashku me Lumi B, një fanse ka hequr reçipetat dhe i ka hedhur në drejtim të tij.

Reperi shihet duke qeshur teksa i merr dhe i vendos te krahu i Lumi B. Ledri e ka publikuar këtë video në “Instastory”, ku shfaqet një fanse e tij e cila i heq reçipetat dhe ia hedh atij në skenë.

Postimin ai e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. Megjithatë, jemi shumë kuriozë të dimë se çfarë mendon partnerja e tij, Sara Hoxha për këtë skenë. Ajo dhe Ledri kanë treguar se nuk janë xhelozë dhe se i kanë kaluar këto faza në lidhjen e tyre por gjithsesi Sara duhet ta ketë një mendim për këtë.

https://www.instagram.com/stories/ledrivula/2886924947511423767/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *