Sezoni aktual te Paris Saint-Germain F.C. nuk është aspak i lehtë për Kilian Mbappe. Situata e pakëndshme, për shkak se ai ende nuk e ka zgjedhur të ardhmen me skuadrën franceze ka kaluar çdo limit. Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shihet që në muralen kushtuar Mbappe në qytetin e fëmijërisë, Bondy është shtuar një kërcënim për sulmuesin francez.
‘Mbappe, je i vdekur’ është kërcënimi që mund të lexohet në muralen e 23-vjeçarit.
Mbappe është në dilemë për të zgjidhur të ardhmen me gjigantët francez, kontrata e të cilit skadon në fundin e sezonit.
Ish-sulmuesi i Monakos mund t’i japë udhë fatit të tij edhe në merkaton e janarit, ku i duhet të arrijë akordin me një klub të ri për tu transferuar me parametra zero në merkaton e verës. Klubi më i interesuar për të mbetet Reali i Madridit. Spanjollët janë të gatshëm ta shndërrojnë francezin në një nga lojtarët më të paguar në planet, me pagën e tij që pritet të jetë midis 30 dhe 35 milionë eurove në sezon.
/Priza.al/