Shkak i konfliktit është bërë regjistrimi i një prone në bregdet, pasi drejtuesi i Kadastrës, nuk ka pranuar të regjistrojë duke pretenduar se është e paligjshme.

Raportohet se tonet mes dy personave kanë qenë të larta, aq sa kanë degraduar deri në dhunë fizike.

Gjërat mes dy personave tashmë janë qetësuar, e nuk dihet se si është zgjidhur problemi i qytetarit.

Mësohet se asnjëra palë nuk ka bërë kallëzim penal për incidentin në fjalë.

/Priza.al/