Dy shtetas të moshës 19 dhe 44-vjeç janë vënë në pranga, pasi kanë kundërshtuar dhe dhunuar punonjësit e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Berat. Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me inicialet B. Q., 44-vjeç dhe B. Q., 19-vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se shtetasit në fjalë, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit. Më tej i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.