Greqia ka pezulluar sot 5 mijë e 895 persona të personelit mjekësor, pasi nuk pranuan të vaksinohen.
Protothema shkruan se vendimi i marrë nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, duke filluar nga punonjësit e spitaleve dhe deri të mjekët, ka hyrë në fuqi ditën e sotme.
Ndërkohë që personat e pezulluar kërkuan po sot në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë, gjë e cila nuk ndodhi. Gjyqi i radhës për këtë vendim pritet të mbahet në 8 tetor. Ultimatumi për pezullimin e personelit mjekësor nga puna, nëse nuk vaksinohen është dhënë prej kohësh nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis. Ky vendim gjithashtu ka shkaktuar protesta në Athinë si dhe në Selanik ditën e sotme.
/Priza.al/