Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati me këngën e saj “Sekret” nuk mund të kualifikohej në finalen e Eurosong që po mbahet në Torino.
Me anë të një postimi, Hajati shkruan se nuk ka parë asgjë nga nata e mbrëmshme teksa ka dalë për të pirë për të harruar atë që ndodhi.
Ajo më pas shton se vazhon të ndjejë dhimbje në gjoks akoma më shumë kur sheh që performanca e saj kishte shkuar 1 milion klikime në rrjet, por ajo prap nuk e arriti finalen.
View this post on Instagram
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!,”shkruan Ronela Hajati.