Bashkimi e ka konsideruar si nivel të ulët sjelljen e konkurrentëve në studio, kur u fol për komunikimet e fshehta që Alvisa dhe Hyseni kanë pasur gjatë gjithë kohës që ishin në emision.
Alvisa vetë nuk ishte e pranishme sot në emision, por nëpërmjet një videoje u shpreh se kërkon kohë të qetësohet e më pas do të jetë prezente në studio për të treguar historinë e plotë. Ndër të tjera, ajo falenderoi Bashkimin dhe disa djem të tjerë për suportin e treguar.
Sipas Bashkimit, sjellja e Ritvanës dhe Mikelës ishte e ulët.
“Nuk prisja këtë nivel kaq të ulët, sidomos nga femrat, që thonë se janë dhe shoqet e saj. Si nuk kanë shpirt mbi të gjitha?! Edhe mashtruesja më e madhe në botë të kishte qenë, nuk duhej ajo sjellje, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën”.
Vajzat dhe vetë opinionisti Arjan Konomi kërkuan ndjesë dhe theksuan se tani çdo gjë i mbetet organeve përkatëse të hetojnë çështjen.
/Priza.al/