Vitet e fundit bashkë me luftën kundër narkotikëve është shfaqur me tepri edhe fenomeni i policëve apo shefave të policisë q janë ortak ose bashkëpunëtorë me trafikantët.
Këta të fundit në më të shumën e rasteve bëjnë informatorin, kur drejtoritë e rretheve ndërmarrin operacione të caktuara për goditjen apo kontrollin e zonave të caktuara, ku dyshohet se kultivohet kanabis.
Por në jo pak raste këta efektivë të korruptuar janë zbuluar nga kolegët e tyre. Kjo i ka ndodhur edhe shefit të Komisariatit të Policisë në Gjirokastër, Besnik Lika, i cili është pezulluar nga detyra pasi kishte zgjedhur të bashkëpunonte me trafikantët.
Ai dyshohet se, ka shpërdoruar detyrën dhe ka lejuar kultivimin e bimëve të kanabisit në disa zona të ndryshme të territorit.
Vetëm disa ditë më parë, u raportua se efektivë të Tiranës kishin mbërritur në Gjirokastër dhe kishin asgjësuar rreth 2 mijë rrënjë kanabis-sativa.
Ndërkohë që i njëjti fenomen kishte ndodhur në Përmet, duke e çuar numrin total të bimëve të asgjësuara në 3 mijë.
/Priza.al/