Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sërish pas vendimit për të mos pranuar kërkesën e PD-së për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas Celibashit, përfaqësuesit e grupimit Alibeaj kishin edhe dje kohë për ta adresuar çështjen në gjykatë.
Sipas tij një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari.
Por për Celibashin kjo duhet bërë me një proces në gjykatë për t’i dhënë nënkryetarit legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar.
Pjesë nga debati:
Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja? Çfarë do ndodhë?
Ilirjan Celibashi: Duhet që të ishte rregulluar. Edhe sot kishin kohë. Ia thashë përfaqësuesit të Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, që nëse kanë interes për ta adresuar këtë çështje, mund të merrnin gjithë kohën dhe nuk rrezikonin asgjë.
Artan Hoxha: Duhet të çojnë emrin në gjykatë thoni ju?
Ilirjan Celibashi: Po patjetër.
Artan Hoxha: Që ju ta lexoni regjistri i partive.
Ergys Mërtiri: Nuk e njeh gjykata!
Ilirjan Celibashi: Tani e njeh, s’e njeh gjykata nuk mbaj përgjegjësi unë. Nuk ka asnjë detyrim, për asnjë parti politike që detyrimisht të zgjedhë kryetarin. Një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. Por në këtë rast nënkryetari ka legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar, por duke e bërë këtë proces në gjykatë.
Ergys Mërtiri: Por gjykata nuk e njeh pa bërë këta zgjedhje sepse statuti ua kërkon.
Ilirjan Celibashi: Nuk ka nevojë të bëjë zgjedhje, nuk ka.
Ergys Mërtiri: Si e njeh gjykata?
Ilirjan Celibashi: Duhet ta njohë.
Artan Hoxha: Gjykata mund të lexojë statutin. Pyetja ime është pse gjykata mund të lexojë statutin dhe ju jo?
Ilirjan Celibashi: Sepse është atribut i gjykatës për ta lexuar statutin, jo i yni./tvklan