Një nga temat tona të bisedave sot ishte tërmeti me epiqendër në Bosnjë, që ra pak mbrëmë pak pas orës 23:00.
Kjo nisur edhe nga fakti që frika nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-tës nuk është fashitur ende.
“Është një tërmet me magnitudë mbi mesataren, 5.9 të shkallës Rihter dhe intensitet në epiqendër 7-8 ballë, tërmet i cili shkakton dëme në zonën epicentrale. Tërmeti u ndje në gjithë territorin e Shqipërisë. Është 160 km larg nga Shkodra dhe rreth 200 km larg Tiranës. Në Shkodër u ndjen 5 ballë dhe 4 ballë në Tiranë”- tha sizmiolog Rrapo Ormëni.
Nuk ka asnjë efekt për vendin tonë. Deri më tani kanë rënë mbi 25 pasgoditje, më e madhja e të cilave është 4 Rihter, ose 5-6 ballë në epiqendër. Tërmeti mbrëmë zgjati mbi 40 sekonda, por kuptohet ishte një lëkundje e butë, nuk qe goditje e menjëhershme që të shkaktontë panik e frikë.
Gjithë kjo zonë është zonë më aktivitet të dallueshëm sizmik, për arsye të përplasjes së mikropllakës Adria me orogjenin që fillon nga Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali Zi dhe Shqipëria.
Nga 100% e tërmeteve që ndodhin në botë, 15% ndodhin në Mesdhe. Vatra e tërmetit ishte 10 km në thellësi të tokës, një tërmet i klasifikuar si i cekët, ndaj lëkundjet u ndjenë në shumë shtete.
“Tërmetin mbrëmë e përjetova më shumë frikë, si ccdo tërmet, kudo që të bjerë. Unë banjo në katin e katërt. Lëkundjet nuk zgjatën shumë dhe tërmeti ishte I lehtë, se ishte larg. Po të ishte në Shqipëri epiqendra dhe tronditjet të ishin të forta, mendimi I parë do të të merrja vajzën e vogël dhe të dilja jashtë.
Nuk u frikësuam, se nuk ishte shumë i fortë. Në mendje më erdhën lëkundjet e tërmetit të Durrësit, në 26 nëntor 2019. Jetoj në katin e pestë të pallatit dhe isha zgjuar kur ra.
Gjëja e parë që bëra sa u qetësua gjendja, hapa aplikacionin, për të marrë vesh ku kishte rënë tërmeti dhe sa ballë ishte. Fillimisht aplikacioni nuk po punonte, sepse të gjithë po bënin si mua ato momente.”/TCH