“Nuk ruheshim” Babai i Arjan Gosës: Nuk e dinim se familja Rexha…

Arjan Gosa mbeti i vrarë dy ditë më parë në Kavajë, ku motivi kryesor ishte ai i hakmarrjes në lidhje me një ngjarje të ndodhur në mars. Vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë dhe Altin Rexhën, pas një konflikti me njëri-tjetrin humbën jetën.

Babai i 48-vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të  vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte më kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do të vazhdonte. Djali im Arjani pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm të pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur te ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pashë që Arjani u këput dhe pashë një person që doli me vrap. U shokova kur pashë tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë të them më shumë,” – ka deklaruar ndër te tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Gosës, të cilët mbeten viktima ne harkun e dy muajve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *