‘Nuk të duhet fitorja para…’/ Motra e këngëtares reagon pas incidentit mes Fifit dhe Balinës

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’. Fifit i ra të fikët pas debatit me Balina Bodinakun.

Opinionistja i tha Fifit që të mos ndërhyjë mes lidhjes së Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje. Por Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe motra e këngëtares. Përmes një postim në Instastory, Edona shkruan se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.

“My strong sister. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se mka marr malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë”, shkruan ajo.

Ndërkohë, Fifi u shfaq më e qetë pasi foli në dhomën e rrëfimit me Arbanën dhe vendosi të mos largohet nga shtëpia, por të vazhdojë lojën e të përballojë rrugëtimin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *