“Nuk të uroj dot”, vajza e Bujar Nishanit bën dedikimin prekës për të atin

Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit Bujar Nishani ka kujtuar babanë e saj të ndjerë pikërisht në ditën e tij të lindjes. Fiona shkruan se e ka marrë malli shumë për të atin. Ajo ka publikuar një foto me ish-Presidentin ku shkruan se “nuk e uron dot”. “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan Fiona në profilin e saj në ‘Instagram’.

Kujtojmë që Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku po trajtohej nga një shërbim i specializuar për sëmundje të mushkërive. Nishani vuante nga një sëmundje auto-imuno, që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit nga virusi Covid-19. Ai nuk i mbijetoi dot komplikacioneve në mushkëri, pasoja të Covid -19.

Sipas burimeve zyrtare ish-presidenti Nishani pësoi në spitalin gjerman, vdekje të pakthyeshme klinike, pa shpresa për t’u zgjuar nga koma. Mjekët gjermanë në marrëveshje me familjen përdorën euthanazinë. “Ende nuk mbushem me frymë”- shkruante më herët Fiona për babanë e saj.

Bujar Nishani ishte president i pestë i Shqipërisë post-komuniste në moshën 46 vjeçare, nga viti 2012 deri në vitin 2017. Pas mbarimit të mandatit ai u rikthye në Partinë Demokratike dhe u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *