Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e ministrisë së Jashtme bullgare, pasi kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e tij të komunikimit.
Rama përmes një statusi në ‘Twitter’ shkruan se miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, pro i japin dorën.
“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama.