Për të shmangur çdo zhurmë tjetër në media dhe për të parandaluar çdo skandal, mbretëresha Elizabeth është në diskutime me avokatët dhe ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.
Thuhet se një paralajmërim ligjor do t’i shkojë edhe gjithashtu botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen, ndaj çifti duhet të mendohet mirë përpara se të flasë sërish për mbretëreshën dhe pallatin mbretëror.
Që prej largimit të tyre me vullnet të plotë nga pallati dhe heqjes dorë nga titujt, nisën problemet për çiftin Meghan-Harry dhe pallatin mbretëror.
Madje, intervista për Oprah ishte ajo që nxorri në dritë sekrete të errëta që trazuan mbretëreshën dhe pallatin, ndërsa raportet mes tyre s’duken aspak të mira.
Dy vëllezërit, Harry dhe William, vazhdojnë të mos kenë komunikim si dikur. Ka ekspertë që mendojnë se marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk do jetë më kurrë si më parë.
“Unë mendoj se ka shumë pak gjasa që ne të shohim ndonjë zgjidhje midis vëllezërve. Natyrisht, ata kanë folur dhe kanë kaluar kohë me familjen e nënës së tyre. Kjo ishte shumë mirë dhe një hap përpara në drejtimin e duhur. Por nuk ka asnjë arsye të vërtetë për ta që të jenë përsëri publikisht bashkë deri në Jubile vitin e ardhshëm”, tha bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori i TV True Royalty, Nick Bullen për Fox News.
Po ashtu, edhe Kinsey Schofield, e cila drejton faqen “To Do For Daily”, ka folur për tensionet e vazhdueshme të vëllezërve duke mos dhënë shumë shpresë për rregullimin e raporteve të tyre.
“Nuk jam ende e bindur nëse do të ketë ndonjë pajtim së afërmi. Unë nuk dyshoj se Princi William e ka si prioritet gjetjen e rrugës me Princin Harry, duke qenë se ata janë në stade të ndryshme në jetën e tyre”, është shprehur ajo.