Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” për ish-zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.
Burime për median bëjnë me dije se të dy këta ish-zyrtarë kanë qenë të pranishëm në këtë seancë, si dhe pas daljes nga gjyqi ish-zv.drejtori Albert Nushi nuk ka pranuar prononcim për mediat.
“Ikni tani më lini rehat”, mësohet të ketë thënë ai.
Dy ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre sepse kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvalit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit.