‘Nuk u bë dot si Van Gog’/ Trondit Arjan Çani me deklaratën për Edi Ramën: Ai do të qeveris deri në vitin…  

E thotë çdo javë në emisionin e tij “Zonë e Lirë”, madje edhe e ripërsërit si apel “merrni valixhet dhe…”, por askush nuk ja vë veshin edhe pse e dëgjojnë me sy e vesh.

Por sot, gazetari Arjan Çani, ka bërë një tjetër deklaratë edhe më pesimiste për të gjitha ata që shpresojnë “tek ndryshimi” dhe tek mosnjohja e zgjedhjeve.

Ai është shprehur i sigurt se kryeministri Edi Rama, do të qeverisë Shqipërinë deri në vitin 2029.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I” në Neës24, Çani tha se, Rama kërkon të lërë gjurmë në Shqipëri, dhe meqenëse nuk u bë dot piktor si Van Gog, kërkon të pikturojë vendin të cilin e sheh si “telajo”.

“Mandati i Ramës është legjitim të kërkojë mandatin e tretë, për të ardhur tek rasti i Shqipërisë, mandati i 3-të e i 4-t, llogaris edhe këtë nëse nuk ka aksident. Pra parashikoj të jetë deri në 2029 nëse s’ka aksident rrugës.

Rama për nga profesioni bazë është piktor, meqë nuk u bë Van Gogh, shfrytëzon rastin përveç shumë ambicieve të tjera, që Shqipërinë ta shohë si telajo që do ta pikturojë. Deri tani ka pikturuar një pjesë, ka dhe një pjesë të madhe.

Ai do të lërë gjurmë, dhe e do tek dimensioni estetik. Do të rregullojë fasadën, nga ana urbane Shqipëria është ven i shëmtuar, ipistë. Rama do t’i japë një look, një buzëkuq. Diku-diku e ka arritur. Me këtë Rilindjen Urbane.

S’ka mbaruar akoma pikturën e tij. Si mund t’i thuash një piktori nxirre pikturën, kur s’ka vënë pikën e fundit në telajo. Ai ka telajon përgjysmë”,- tha Çani.

Arian Çani: “Do të kishte surpriza nëse Basha do të kishte dhënë dorëheqjen, e të kishte filluar më vonë një lëvizje të madhe në të gjithë Shqipërinë dhe të vinte si fitues. Opozita në situatën që është me një kryelojtar, duhet të kishte bërë diçka më të madhe, se nuk ka ç’të hupë. Le të bëhet nami, të hidhen të gjitha në tavolinë, e në fund do të fitonte publiku.

Njerëzit që janë kundër Ramës do e gjenin veten brenda. Unë besoja që do ta bënte doktori, thashë një moment do të ketë gjenialitetin për të bërë një lojë politike të hapur”.

Arian Çani: “Ne këtu po kemi një version të ndryshëm, në situatën që jemi, siç thotë Çuri, Rama është Perikliu, ai po e vendos këtë, në mandatin e katërt do e arrijë këtë. Perikliu që largoi opozitën. Rama është Erdogani, Putin, por në mënyrën e vet e jemi në këtë situatë. Pyetja është kjo, kush e mund këtë personazhi?”

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *