Ndonëse thirrja nga selia vjen për bashkim, duket se e kaluara e afërt nuk e jep si mundësi, pasi nuk po kalohet lehtë.
Xhevdet Amuli, kryetar i partisë demokratike Shkodër, deri në zgjedhjet e 6 marsit ka qënë krah Lulëzim Bashës. Ndërsa Xhemal Bushati është injoruar ditën e sotme në ceremoninë e organizuar nga bashkia.
Pas përfundimit të ceremonisë për martirët e 2 prillit, Amuli së bashku me demokratët është drejtuar drejt përkujtimores së të vrarëve për votën e lirë.
Sakaq, është shprehur i zhgënjyer në lidhje me injorimin që i kanë bërë organizatorët, duke shtuar se jo më larg se dje një prej tyre ka qenë bashkë me të për të përkujtuar ditën e tmerrshme të 2 prillit 1991.