Nuk u fut ai në “Big Brother”, por kushëriri i tij Graniti! Lorik Cana zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë

Para fillimit të Big Brother VIP, u përfol se një nga emrat që do të hynte në shtëpinë e famshme ishte dhe ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana. Por në fakt, në shtëpi hyri një Cana tjetër, kushëriri i parë i tij, Graniti.

Lidhur me këtë, futbollisti i njohur foli gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”, tha ai.

Cana u ndal gjithashtu dhe te karriera e tij dhe fakti që është kaq shumë i pëlqyer nga dashamirësit e futbollit por jo vetëm.

“Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme. Të jap një shembull më të mirë për kombësinë tonë, si futbollist. Mundohem të jem një lojtar i mirë por të jem një njeri dhe shqiptar i mirë. Disa virtyte dhe gjëra që unë i ndjej fort nuk i ndryshoj asnjëherë, nuk kam qejf me shku ku më çon era, i kam rrënjët e forta si edukatë, prandaj shumica e njerëzve janë identifikuar vetë në mesazhet apo qëndrimet e mia.”, tha Loriku

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *