Një e moshuar është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse pasi kishte mbetur brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
E moshuara nuk kishte mundësi t’u përgjigjej familjarëve dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e policisë.
Forcat zjarrfikëse arritën që të futeshin në banesë nëpërmjet dritares.