Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar afatet për nisjen e procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Vendimet në Konferencën e Kryetarëve:
- Raundi i parë i votimit për presidentin 16 Maj, ora 17:00;
- Komisioni i Ligjeve zhvillon mbledhjen në 16 Maj ora 16:00;
- 15 Maj, ora 10:00 afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave.
Edhe pse data 15 është ditë e dielë, shërbimet e Kuvendit do të jenë në punë.