Pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama ka filluar edhe turin e tij të falenderimeve në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij turi, Rama u ndal ditën e sotme edhe në Lazarat.
Kreu i qeverisë është takuar me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy ditë më parë.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi qarkun e Gjirokastrës, edhe pse Lazarati është një zonë e cila nuk e votoi Partinë Socialiste.
Ndërkaq më herët gjatë ditës së sotme, kreu i Qeverisë inspektoi punimet në sheshin “Çerçiz Topulli” në qytetin e Gjirokastrës.