Shyqo Brisku, vëllai i 52-vjeçarit, Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku, i cili u dhunua nga një 20-vjeçar, i cili e dhunoi për vdekje sepse po i vidhte disa pula. Në një intervistë për mediat, vëllai i tij Shyqo Brisku tha se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat dhe jo nga Policia, ndërsa shtoi se gjatë gjithë kohës që i vëllai ishte në spitalin e Traumës, nuk ishte përmendur në asnjë moment.
Para mediave, ai kërkoi drejtësi.
“Në orën 9 ka ikur nga shtëpia, ka qenë i dehur. Kur e morëm vesh të nesërmen, edhe Policia ka një gabim se nuk na e tregoi gjendjen. Nga këtu e çuan në Berat, nga Berati te Trauma. Ne e morëm vesh të nesërmen përmes televizorit. Policinë e bëj me faj se duhet të na njoftonte.Sot e morëm vesh që na vdiq vëllai, na iku një dritë syri. Ai kishte një çun dhe gruan. Mirë ishte, punonte në një firmë. Nuk vrau një zog me llastiqe por vrau një rob. Një prind të një fëmije, na preku dhe ne si vëllezër. Nuk ka reaguar fare sa ka qëndruar në spital,“-tha ai.
Po ashtu, për të ndjerin, edhe komshinjtë thonë se nuk e njihnin për person problematik.
“Djalë i shëlqyer, e kam pasur komshi dhe nuk kam pasur debate. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit. Të tërë pinë raki por nuk ishte në atë gjendje…”
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54-vjeçari Lefer Brisku u fut në banesën e familjes Shushari për të vjedhur pula, e pikërisht në atë moment, i riu e kapi dhe e dhunoi duke i shkaktuar fraktura të rëndë në kokë dhe në trup. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, e më pas është sjellë tek “Trauma” në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve.