Kanë mbetur ende edhe dy javë nga përfundimi i këtij edicioni të kampionatit të futbollit të vajzave, teksa këtë fundjavë janë luajtur 5 sfidat e javës së 16-të, dy prej të cilave të shtunën dhe tre të tjera këtë të diel.
Tirana nuk e diskutoi fitoren me Lushnjen dhe këtë e tregon edhe rezultati i thellë 15-0 për vajzat bardheblu. Ky tre pikësh i mban ende në garë kryeqytetaset për të fituar titullin kampion për këtë edicion.
Ndërkaq, vendi i parë mbahet ende nga Vllaznia, që siguroi fitoren e 16-të radhazi në kampionat përballë Kinostudios ditën e sotme. Shkodranet triumfuan me shifrat 15-0, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kampionet në fuqi.
Nuk zhgënjeu as Apolonia me Partizanin. Fieraket mundën me rezultatin 13-0 në ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë në Korçë. Partizani mposhti sot Kukësin në shtëpi me shifrat 5-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme, që e mbajnë në vendin e katërt në kampionat.
Një fitore të vlefshme mori edhe Laçi në Durrës. Laçjanet triumfuan me rezultatin 2-0, duke ruajtur vendin e gjashtë në kampionat, me katër pikë më shumë se Teuta.
Kampionati i vajzave, ndeshjet e javës së 16-të:
Skënderbeu 0-13 Apolonia
Lushnja 0-15 Tirana
Partizani 5-0 Kukësi
KF Teuta 0-2 Laçi
Vllaznia 15-0 Kinostudio