Numër i lartë infektimesh, Serbia shtrëngon masat. Ja çfarë është vendosur për fundjavën

Një situatë aspak e mirë është në Serbi nga infektimet në masë, e ndaj autoritetet kanë vendosur për të shtrënguar masat. Si pasojë e shtimit të numrave të infektimeve, autoritetet serbe kanë marrë vendimin për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 4.500 raste të reja me koronavirus një ditë më parë, dhe 24 viktima. Autoritetet kanë regjistruar më shumë se 507.000 raste dhe mbi 4.600 viktima prej kur ka shpërthyer pandemia.

Kufizimet kanë nisur nga mbrëmja e djeshme në orën 21:00 deri më 15 mars. Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës, përveç atyre të ushqimit e qendrat mjekësore. Zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviqn ka pohuar se nxënësit e shkollave fillore, do të nisin mësimin online nga java e ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *