Në shumë zona të vendit kanë nisur të numërohen kutitë e para të votimit, ku në disa zona në Veri të vendit Partia Demokratike është në avantazh, në një kohë që PS-ja ka ruajtur epërsinë në zonat e Jugut.
Aktualisht janë numëruar gjashtë kutitë e para në Dibër, në të cilat Partia Demokratike prin e para. Nga sa mësohet, PD-ja ka marrë 760 vota, ose ndryshe 49.64% e tyre.
Ndërsa Partia Socialiste, rezulton të ketë marrë 640 vota ose 41.80% të kutive të numëruara. Pas i ndjek LSI-ja me 95 vota.
Ndërkohë në skajin më Jugor të vendit, 4 kutitë e para janë numëruar në Bashkinë Finiq.
Sipas informacioneve, bëhet e ditur se në katër kutitë e numëruara PS-ja kryeson bindshëm me 150 vota, ndërsa PD-ja me 48 vota.
Në total në rang vendi deri tani janë numëruar 148 qendra votimi, nga ku PS-ja prin me 19 mijë e 138 vota, PD e ndjek me 13 mijë e 364 vota, ndërsa LSI me 2677 vota.
/Priza.al/