Numërohen 85% e votave, Kilicdaroglu ngushton diferencën me Erdoghan

 

Sipas informacioneve janë numëruar 85% e votave. Deri më tani kryeson Erdogan me 50.13%, por kundërshtari i tij politik Kilicdaroglu po e ngushton diferencën me 44.09% të votave.

Këto shifra vijnë nga agjencia e kontrolluar nga shteti Anadoli, e cila publikon një rrjedhë rezultatesh me urdhër të Ministrisë së Brendshme të kontrolluar nga Tayyip Erdogan.

Minut pas minute, ndërsa më shumë numërime përfshihen në rezultatet zyrtare, tendenca tregon se epërsia fillestare e Tayyip Erdogan po zvogëlohet dhe përqindja e Kemal Kilicdaroglu po rritet.

Numërimi i 85% të votave pothuajse pesë orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi (17:00), kjo shifër tregon se numërimi zyrtar po ecën me ritme shumë të shpejta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *