Partia Socialiste vazhdon të surprizojë edhe në Kukës. Ndonëse me një diferencë të vogël, kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici është në avantazh kundrejt rivalit Admir Sinemati.
Nga dy kuti të hapura, Gjici ka marrë 134 vota, Sinemati 131, kurse kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, Abedin Oruçi ka marrë 16 vota.
Këto janë votat e para të numëruara, ndërsa Kukësi ka gjithsej 73 qendra votimi.