Deri pak minuta më parë janë numëruar mbi 19% e votave në Vlorë. Sipas të dhënave, në qarkun e Vlorës janë numëruar 19% e votave, ku vijon të kryesojë PS-ja, ndërsa shihet një rritje e PD-së.
Duke iu referuar të dhënave të KQZ-së, rezulton se deri më tani PS-ja ka marrë 57.45% të votave, ndërsa PD-ja ka marrë 32.63%.
LSI-ja ka marrë vetëm 6.43% të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike me 1.20% të votave.