Numërohen mbi 42% e votave në Gjirokastër, kryeson bindshëm PS-ja

PS-ja kryeson edhe në Gjirokastër, me një diferencë të thellë ndaj Partisë Demokratike. Deri në orën 07:00 janë numëruar mbi 42% e votave në qarkun e Gjirokastrës, ku PS merr dyfishin e votave krahasuar me PD-në, e ndërsa LSI-ja është larg me shifrat.

Në qarkun e Gjirokastrës po vijon me ritme të shpejta numërimi i votave, ku deri më tani rezulton se janë numëruar mbi 42% e votave. Kryeson bindshëm PS-ja që ka arritur të marrë 55.23% të votave, gati dyfishi i votave që ka marrë PD-ja, 28.40%. LSI-ja duket larg dy forcave kryesore, ku ka arritur të marrë deri më tani 13.53% të votave.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *