Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në Itali, ku një nuse ka braktisur dhëndrin në prag dasme.
Mediat italiane bëjnë me dije se nusja e ka braktisur fejuarin e saj në aeroport, duke i rrëmbyer dhe 5 mijë paund. Mësohet se burri kishte shkuar në tualet, ndërsa nusja përfitoi nga rasti për të marrë gjithçka me vete. Dëshmitarët kanë rrëfyer se çifti ishte njohur brenda pak ditësh, dhe se kishin planifikuar të martoheshin në Romë.
“Ai ishte copëtuar. Mesa duket, ata ishin takuar vetëm kohët e fundit dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Ai i kishte propozuar një ditë më parë dhe ajo kishte pranuar. Ata thanë se kishin planifikuar të martoheshin në Romë dhe ishin gati të fluturonin atje. Stafi e kërkonte kudo, por ajo nuk u gjet askund. Nuk ishte as e qartë nëse ajo kishte dalë nga aeroporti apo do të shkonte në një vend tjetër. Në fund u thirr policia”, tha ai.