Nusja hyn me forcë në banesën e ish-vjehrrës në Durrës, e rreh dhe largohet në drejtim të paditur

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 30 vjeçare pasi ajo është futur me dhunë në banesën e ish-vjehrrës së saj gjatë natës dhe e ka dhunuar atë. Pasi ka ushtruar dhunë, ajo është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet cilat mund të kenë qenë shkaqet që e kanë çuar të renë që të dhunojë ish-vjehrrën.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Armathë.

 

Njoftimi i policisë Durrës:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *