Prej disa ditësh është duke qarkulluar nëpër media videoja e vajzës nga Librazhdi, e cila u kap nga vjehrri dhe vjehrra me dashnorin e saj në krevatin e të fejuarit të saj i cili është emigrant.
Kanë qenë pikërisht vjehrra dhe vjehrri që kanë dyshuar tek një tradhti e nuses ndaj djalit dhe kur e kanë zbuluar e kanë filmuar duke e bërë publike kudo në portale.
Pas gjithë skandalit të ndodhur në një fshat në Librazhd, burime për median bëjnë me dije se pas ngjarjes, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës që u kap me dashnorin duke kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa ka qenë babai i vajzës i cili e ka rrahur të bijën e tij duke e bërë për spital.
Mësohet se gjendja e vajzës është goxha e rënduar, si dhe psikologët që po e trajtojnë dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryej vetëvrasjen nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme.