Këngëtarja Eni Koçi është duke shijuar pushimet në Turqi bashkë me motrën e saj Greta Koçin.
Motrat Koçi kanë mbajtur aktiv fansat me foto e video të ndryshme, gjersa nuk kanë munguar disa të tilla edhe me bikini.
Meqenëse i kushtojnë një kujdes të madh linjave trupore, motrat duken n[ formë të mrekullueshme.
Ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar disa imazhe në një palë bikini shumëngjyrëshe dhe Greta në anën tjetër solli një video me përshkrimin, “Lumturia vjen nga valët”.
/Priza.al/