Nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri, mësojnë me abetare të përbashkët

Historia e gjuhës shqipe njeh plot 170 abetare të cilat kanë bashkuar kombin në arsimimin dhe edukimin e shqiptarëve.

Por këtej e tutje klasat e para në Shqipëri e Kosovë do të mësojnë me të njëjtën abetare.

Printimi i abetares në Kosovë ka përfunduar dhe ka filluar të shpërndahet, për të qenë në duart e nxënësve së shpejti.

Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu janë autoret e abetares së përbashkët.

Mediat e Kosovës shkruajnë se abetarja e përbashkët fillimisht do të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit e me pas në ato të Prishtinës.

Përsa i përket  Shqipëris ende nuk ka mbaruar printimi i abetares.

Lidhur me dialektet që fliten në Shqipëri e Kosovë u tha se  se ato janë burim i pashtershëm i gjuhës shqipe dhe shumë forma të tyre janë përfshirë në leksikun e këtij teksti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *