Nxënësit rikthehen në shkolla? ‘Zbutet’ Komiteti i Ekspertëve, ja çfarë masash të tjera ka vendosur për situatën e pandemisë…

Të gjithë nxënësit e ciklit të arsimit parauniversitar do të kthehen për të bërë mësim nëpër klasa, kjo pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, i cili u kujtua vetëm tani për këtë çështje kur një muaj mbetet për të mbyllur vitin shkollor.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që shkollat e mesme të kthehen në klasa dhe të mos e zhvillojnë mësimin në mënyrë të alternuar. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se, kjo gjë duhet të bëhet në përputhje me rregullat e vendosura nga ekspertët.

Ajo gjithashtu tha që, vaksinimi po ecën me ritme të larta në vendin tonë, e aktualisht renditemi në vendet e para në Rajon, në këtë drejtim.

“Siç shihet, Komiteti Teknik ka arritur në konkluzionin që situata është e qëndrueshme, por ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale dhe thirrjeve të 127. Shpresoj që kjo situatë të mos rëndohet.

Janë vaksinuar me dy doza, personeli mjekësor, një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë përfunduar dozën e parë, po vijon dhe vaksinimi për kategoritë e tjera. Jemi nga vendet e para për ritmin.

Duke peshuar masat që kemi marrë, Komiteti Teknik mendon që të propozojë ministrisë të arsimit, që të kalojë atë parauniversitar në kombinuar, në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat. Duhet të respektojmë distancimin fizik.

Vetëm me këto masa, me këtë ritëm, edhe me shtimin e vaksinimit, do të mundim të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë. Një rritje të ekonomikë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit”,- tha Rakacolli.

/Video: BW/ Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *