Nxiti dhunën/ U pezullua nga rrjetet sociale, Trump rimerr pushtetin

Ish-presidenti Donald Trump u bllokua nga rrjetet sociale, pas natës së dhunshme në Uashington. Gjigandët e mediave sociale si Twitter, Facebook dhe filiali i tij Instagram pezulluan llogaritë e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Kujtojmë se këto bllokime erdhën pasi mbështetësit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në Uashington DC. Trazirat ndërprenë një seancë të përbashkët kongresi, për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhje.

Trumpi postoi një video në Twitter dhe Facebook më shumë se dy orë pasi protestuesit hynë në Kapitol, dhe kur autoritetet përpiqeshin të merrnin kontrollin e situatës. Por duket se këtë ngjarje ai e ka hedhur pas krahëve, pasi Trump e ka marrë sërish situatën në dorë.

Donald Trump ka prezantuar një faqe zyrtare në internet www.45office.com për të qenë në kontakt me mbështetësit e tij, pasi ai mbetet ende i pezulluar nga Twitter, Facebook dhe faqet e tjera të rrjeteve sociale.

Në faqen kryesore të www.45office.com janë fotografitë e Trump me gruan e tij Melania, në evente të ndryshme gjatë kohës së tij si president.

Website zyrtar gjithashtu lejon popullin t’i dërgojnë mesazhe ish-presidentit dhe Zonjës së Parë, si dhe rezervimin për ngjarje apo evente të ndryshme. Nëpërmjet këtij rrjeti social, Trump do të përpiqet të informojë, edukojë dhe frymëzojë amerikanët nga të gjitha sferat e jetës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *