Nxori informacion për dy persona nën hetim, ish-numri dy i OFL kërkon rikthim në detyrë

Ish-numri dy i OFL, Artan Shkëmbi ka kërkuar këtë të martë në Gjykatën e Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra”, pasi është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Burime për median bëjnë me dije se Shkëmbi i është drejtuar gjykatë me rekurs për të kundërshtuar këto vendime, si dhe ta rikthejnë atë në detyrë. Shkëmbi akuzohet se ka nxjerrë informacione dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar kështu veprimet hetimore që po kryheshin. Kujtojmë se autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *