Mikel Alia është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 21 vite e 4 muaj burg. Më 2 tetor të vitit 2019-të, ai nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.
42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1 e 3 e dënimit.
34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Hetimet zbuluan se krimi erdhi si pasojë e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca. Ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.
/Priza.al/