Një aksident i pafat ka ndodhur në Holandë, ku një veturë luksoze 3 milionë dollarëshe është bërë copash teksa është përplasur me një pemë dhe pjesa më fatkeqe ishte se makina drejtohej nga mekaniku i dyqanit që e kishte nxjerrë në shitje.
Makinat Ferrari janë të vështira për t’u drejtuar dhe disa raste janë raportuar për humbje të kontrollit nga drejtues të rinj të automjetit sportiv.
Mekaniku shpëtoi pa u lënduar në incident por makina kishte pësuar dëme të shumta. Automjeti kishte hapur qeset e ajrit dhe dy rrota ishin shkatërruar, së bashku me disa pjesë të amortizimit.
Dëshmitarët thanë se mjeti u ngul me kokë në trungun e prerë të pemës në anë të rrugës.
Ky tip makine luksoze është prodhuar nga Ferrari në vitet 2002 deri në 2004. Fillimisht kur doli kushtonte rreth $500,000 por prej atëhere tipi Enzo është rritur shumë në vlerë. Kohët e fundit një Ferrari Enzo e vitit 2003 u shit nga ankandet Sotheby’s për $3,360,000
/Priza.al/