Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjarprin që mbante si kafshë shtëpiake ka fyer dje punonjësit e medias sepse sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i Kostanit erdhi pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku.
Pasqyrimi i ngjarjes nga media, ka irrituar policen e krimit ekonomik e cila përmes një shënimi në rrjetin social ‘Instagram’ i ka quajtur punonjësit e medias të degjeneruar, madje ka vazhduar më tej duke thënë se ata do të përfundojnë “nën rrotat e makinave”.
Mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një verifikim për Anisa Kostanin, duke filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ.
Referuar informacioneve nga AMP-ja, institucioni që kontrollon Policinë e Shtetit, bëhet me dije se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjarprin e famshëm që e mban në qafë./abc