Duket se nuk kanë të ndalur akuzat dhe kundër-akuzat e PS-së dhe PD-së me njëra-tjetrën. Rama kritikoi grumbullimet në Fier gjatë takimit elektoral të Bashës. Në kundërpërgjigje në kohë reale, PD-ja theksoi se Rama ndihet i frikësuar, pasi më 25 prill do vijë ndryshimi që i nevojitet Shqipërisë.
Por Rama nuk e ka lënë me kaq. Kryeministri i bën të ditur kreut të PD-së se ai është i frikësuar për qytetarët, mbështetësit e PD-së, të cilët sipas tij, përdoren nga kjo forcë si ‘mish për top’ me grumbullimet.
Përplasjet mes palëve erdhën pas fotove që Rama shpërndau në Facebook, duke bërë krahasimin mes tubimit politik të tyre dhe procesit të vaksinimit. Rama i quajti si përshesh, ndërsa PD me anë të një deklarate tha se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë, pasi duan ndryshim.
Statusi
O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!

— Edi Rama (@ediramaal) March 30, 2021